Bota

Dita e fundit e fushatës, deklaratat e Le Penit dhe Macronit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në ditën e fundit të fushatës presidenciale u përpoqën të vendosin pikat mbi i, në ditën e fundit të fushatës.

Gjatë një interviste për radion franceze, Macroni pranoi dështimin për të shuar një pjesë të zemërimit qytetarëve dhe që sipas tij Le Pen e përdori në fushatë.

“Ajo arriti të ecë përpara duke u fshehur, duke theksuar  probleme të tjera dhe ushqehet me gjërat që ne nuk kemi arritur t’i bëjmë. Miliona bashkëqytetarë tanë iu drejtuan partisë dhe projektit të saj, pse? Sepse ajo jepte ndjenjën se kishte zgjidhje për kostot e jetesës,  por kam treguar se zgjidhjet e saj nuk janë të zbatueshme dhe ka krijuar një paqartësi, por mendoj se bazat e së djathtës ekstreme janë pjesë e Le Pen”, u shpreh Macroni.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në ditën e fundit të fushatës dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, nuk e ndali sulmin ndaj rivalit të saj.

“Ai nuk i pëlqen francezët, i ka keqtrajtuar  gjatë 5 viteve. Është dita e fundit e fushatës , besoj se është e rëndësishme që francezët të kuptojnë se kanë dy mundësi. Unë kam një projekt, është transparent, jam konsultuar me francezët .Por ajo që kam dëgjuar në 10 ditët e fundit nuk ka lidhje me projektin tim. Kështu që unë u bëj thirrje francezëve të shkojnë dhe të kontrollojnë vetë, të lexojnë atë që unë propozoj të bëjë, për t’iu përgjigjur shkatërrimit që Emmanuel Macroni ka bërë për pesë vjet”, tha Le Peni.

Por, cilat janë pritshmëritë e qytetarëve francezë?

“Unë me të vërtetë nuk dua që Marine Le Peni të jetë në pushtet. Unë mendoj se ajo është plotësisht pro-Putin dhe e kundërshtoj plotësisht politikën e saj të jashtme. Plani i saj për t’u tërhequr nga NATO është i papranueshëm. Unë kundërshtoj atmosferën e luftës civile që ajo rrezikon të vendosë”, u shpreh një qytetare.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Zgjedhja ime do të jetë Macroni, i cili ishte më  mirë gjatë debatit . Ai vërtet tregoi se programi i tij ishte më solid,  ka më shumë karizëm, është më i qëndrueshëm ekonomikisht”, tha një tjetër.

Dy ditë përpara votimit,  sondazhet tregojnë se presidenti aktual i qendrës, pro-evropian kryeson me rreth 10 pikë %.

Por një nivel i lartë abstenimi dhe zemërimi me disa nga politikat e Macronit – do të thotë se rizgjedhja e tij nuk është diçka e sigurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *