KryesoreLajme

“Dita e Forcës”, Osmani e Kurti vizitojnë kazermën “Adem Jashari”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë me rastin e “Ditës së e Forcës”.

Po ashtu, tashmë kanë filluar vizitat e qindra qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore në kazermën “Adem Jashari”.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët mirëpriten në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Në kazerma do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

YouTube player