Lajme

Dita e Flamurit …Si u festua 28 Nëntori ndër vite?

Nëntori ndryshe njihet edhe si “Dita e flamurit”. Kjo ditë është e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e GjysmëShqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Një pyetje që na lind është si është festuar 28 nëntori ndër vite? MekuliPress ju sjell disa informacione të shkurtra në lidhje me këtë. Që nga 28 Nëntori i vitit 1912, festa për të përkujtuar këtë ditë, është organizuar çdo vit në qytetin e Vlorës, por më pas edhe në shumë qytete të vendit apo dhe jashtë vendit.

28 nëntor 1945

Qyteti ishte zbukuruar që një ditë më parë, me flamuj, pankarta e harqe dafinash. Rrugët e dyqanet ishin ndriçuar më shumë sesa në ditë të zakonshme. Në orën 16:00, rinia dhe populli manifestoi nëpër rrugët e qytetit, duke kënduar e hedhur valle deri në orët e vona të natës.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

28 nëntor 1962

Në datën 23 nëntor, Presidenti i Kuvendit Popullor me numër vendimi 145, vendosi që Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli i ministrave prej datës 26 nëntor deri në 30 nëntor 1962 të kryejnë funksionet e tyre në qytetin e Vlorës, ku u shpall Pavarësia Kombëtare më 28 Nëntor 1912.

28 nëntor 1991

Me yll të kuq apo pa yll të kuq, do të ishte flamuri që do të ngrihej në 28 Nëntor në Vlorë? Afrimi i ditës së Pavarësisë po shoqërohej në qytet me debatin në lidhje me yllin e kuq në flamur. Në datën 21 nëntor, në bibliotekën e qytetit, të ftuar nga shoqata e të dënuarve politikë, përfaqësues të partive politike, Demokratike, Republikane, Social Demokrate, shoqatës “Çamëria”, Sindikatat e pavarura e të tjerë, vendosën njëzëri: “Flamuri në 28 Nëntor të ngrihet pa yll”.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

28 nëntor 2012

100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë e ka kthyer Vlorën në “Mekën” e shqiptarëve, që si kurrë ndonjëherë më parë ishin me mijëra e mijëra njerëz në qytet, duke mbushur plot e përplot, jo vetëm Sheshin e Flamurit, por edhe rrugët që të çojnë në shesh. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do t’i deklaronte të çelura festimet për 100-vjetorin që në datën 24 janar, 10 muaj para, në një ceremoni në varrin e Ismail Bej Vlorës, me rastin e ditëlindjes së patriotit të madh vlonjat. Megjithëse ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve e faktorëve politikë në vend, përsëri edhe 100-vjetori nuk i ka shpëtuar incidenteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *