Dita e dytë e revoltës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve/”Na e keni mërzit shpirtin!”
Për të dytën ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë për të shprehur revoltën kundër rritjes së çmimeve.
“Nuk paguajmë asnjë lek për krizën tuaj”.“Na e keni mërzit shpirtin!”
Aktivisti, Mirgen Qiraxhi, tha se qeveria duhet të lirojë naftat nga taksat.
“Kjo qeveri duhet të lirojë naftën nga taksat që po i marrin frymën, taksat që pasurojnë ata dhe varfërojnë qytetarët. Taksa e qarkullimit duhet të hiqet sa kohë jemi në krizë”.
“Rama pasurohet, çmimet dyfishohen” shpërthyen thirrjet në kor pas tij.
Protesta po mbikqyret nga dhjetëra efektivë të rendit.
Rruga Press