Bota

Dita e 50-të e luftës në Ukrainë, 198 fëmijë të vrarë

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se 198 fëmijë kanë vdekur e më shumë se 355 të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ruse, që nga 24 shkurti kur ka nisur pushtimi i Ukrainës.

Një pjesë e madhe e fëmijëve kanë mbetur të vrarë si pasojë e shpërthimeve në ndërtesat ku po jetonin, shkruan Ukraine Now të premten në Telegram.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se Irani i ka kërkuar SHBA-së armëpushim

Gjatë ditës së enjte u raportuar edhe për një fëmijë 10-vjeçar të vdekur si pasojë e sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk, duke e çuar numrin total të të vdekurve aty në 159.

Mijëra civilë ukrainas kanë mbetur të vrarë e milionë të tjerë kanë emigruar në vendet e tjera afër Ukrainës që kur ka nisur pushtimi rus.

Lexo më shumë  DW/ Si po reagojnë vendet ndaj krizës energjetike botërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *