Lajme

Dita e 15/ Shuhen disa vatra zjarri, Karaburuni dhe Maja e Rrunës me intensitet të lartë, 10 nën monitorim.

E shtuna shënon ditën e 15-të që territori i Shqipërisë është në ‘luftë’ me zjarret. Ministria e Mbrojtjes që ka publikuar raportin e gjendjes së vatrave në të gjithë vendin. Tashmë janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive ndërsa 2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë.

Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa. Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Me ndërhyrjen edhe të 3 helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve.

Lexo më shumë  Çmimet e derivateve në Kosovë më të ulëtat në rajon

Mbrëmjen e djeshme shtatë ushtarët e bazës së Pashalimanit në Vlorë u paraqitën në spital me shenja helmimi. Ata ishin në krye të detyrës duke luftuar me flakët në qarkun e Vlorës, në momentin që ata janë ndjerë keq. Fatmirësisht nuk kanë shqetësime serioze dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SITUATA E ZJARREVE SIPAS MINISTRISË SË MBROJTJES:

-2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.

Lexo më shumë  Gërvalla në Istog: Besojini atyre që përfaqësojnë Rugovën me dinjitet, jo atyre që e përdorin si figurë marketingu apo atyre që e luftuan si Isa Mustafa

-Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Është mundësuar eleminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik

-8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *