Lajme

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe përkujtim për gazetarin Çika, vrārë nga komunistët

Më 3 maj 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në mënyrë të përvitshme, kjo datë shërben si përkujtesë e shtypit mbarëbotëror për gazetarët e rënë në krye të detyrës, në përpjekje për një raportim objektiv, kujton Drejtoria e Arkivave.

Në kuadrin e mbrojtjes që garanton neni 19 i Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, si edhe të “njoftimit të informacionit”.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Është me vend që sot të përmendet figura e botuesit dhe e gazetarit Nebil Çika, i cili për shkrimet e tij u bë shënjestër e forcave komuniste. Çika u vra në masakrën e kryer në hotel “Bristol”, në nëntor 1944. Asokohe, gazetari shqiptar shkruante për shtypin vendas dhe njëkohësisht shërbente si korrespondent i mediave perëndimore, sikurse “Reuters” dhe “New York Times”.

Në foton e mëposhtme, Çika paraqitet me një grup gazetarësh të “Fox News”.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *