KryesoreSport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudistja nga Kosova mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.

Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘waza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

Lexo më shumë  Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Distria ia doli të triumfonte ndaj Giuffridas, një kundërshtare që ishte e njohur për të (pasi e ka mposhtur në dy përballjet e fundit), duke ia dalë që të triumfonte më ippon, për t’ia fituar Kosovës medaljen e artë.

YouTube player