KryesoreSport

Distria Krasniqi në finalen e Grand Slam-it të xhudos në Paris

Xhidistja olimpike Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slam-it që po mbahet në Paris.

Krasniqi e ka mposhtur në gjysmëfinale garuesen franceze Amandine Buchard me Yuko.

Në duelin final ajo do të ndeshet me Ariane Toro Soler nga Spanja.

Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë fitoi me Ippon ndaj Alicia Marques nga Franca.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Larissa Pimenta nga Brazili.

Më 7 dhe 08.02.2026 mbahet njëra nga garat më të mëdha të vitit në Paris të Francës.

Paris Grand Slam ka mbledhur 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit.

Kosova do të përfaqësohet nga: Erza Muminoviq (-48 kg); Distria Krasniqi (-52 kg); Fatjona Kasapi (-52 kg); Flaka Loxha (-57 kg); Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg)

Lexo më shumë  Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave të arsimit dhe shëndetësisë, pa lënë qytetarët pa shërbime

Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e mjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.

YouTube player