Sport

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të parat në botë

Pas shpalljes së Driton Kukës dhe Distria Krasniqit si më të mirët e vitit 2021 nga Federata Botërore e Judos, Kosova ka marrë edhe një lajm të mirë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka publikuar ndryshimin e renditjes botërore të xhudistëve nëpër kategoritë përkatëse.

Në vendin e parë për kategorinë -48 kg radhitet xhudisja Distria Krasniqi që ka grumbulluar gjithsej 5920 pikë.

Ndërsa në kategorinë -57 kg në vendin e parë qëndron Nora Gjakova me 5880 pikë.

Në kategorinë -73 kg në konkurrencën e djemve, xhudisti Akil Gjakova gjendet në pozitën e 11-të me 2580 pikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *