KryesoreSport

Distria Krasaniqi fiton medaljen e artë në Paris, merr edhe 1000 pikë

Distria Krasniqi ka fituar garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit, duke mposhtur në finale britaniken Chelsie Giles.

Distria e mbrojti titullin e kampiones në kategorinë deri 52 kg, e që ishte titulli i tretë.

Përveç vitit 2023, ajo e kishte fituar të artë edhe në vitin 2020, ndërsa ka edhe dy medalje të argjendta e dy të bronzta.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Në finale, para një numri të konsiderueshëm shikuesish, Distria e mposht britaniken Chelsie Giles me uazari, ndërsa e kontrolloi gjithë luftën.

Distria tani ka katër fitore e një humbje ndaj Giles.

28-vjeçarja Krasniqi ishte bartëse e parë, ndërsa pati një ditë të shkëlqyer, ku mposhti emra si Leonie Gonzalez, Seyun Jang, Khorloodoi Bishreltin dhe Kisomi Omori.

Me të artën, Distria i fiton 1000 pikë në ranglistën botërore, ku është në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”
YouTube player