Lajme

Diskutohet për njohjen e patentës së shoferit të Kosovës nga shteti i Sllovenisë

Çështja për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë ka qenë temë e diskutimit mes zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe ambasadores së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Në njoftimin e lëshuar nga ministria thuhet se në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe për fushat, në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi.

Lexo më shumë  NATO publikon deklaratën me mesazhet kryesore të Rutte në Prishtinë e Sarajevë: Rikonfirmohet angazhimi për stabilitet në rajon

“Fokusi i diskutimit ishte te bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë”. Ambasadorja ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta, që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do të ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve apo fermerë”.

“Gashi e falënderoi ambasadoren, e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për ta adresuar këtë çështje tutje”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Shqipëria e pajetueshme/ Pensionet e ulëta dhe ajri i ndotur…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *