Lajme

Diskutim publik për planin e BE, analisti serb: Kosova është e pavarur me ose pa njohjen tonë

Në Serbi ka nisur tashmë një diskutim publik lidhur me propozimin e Bashkimit Europian për marrëveshjen finale me Kosovën. Lidhur me këtë, publicisti serb, Zlatoje Martinov, ka publikuar një opinion në të përditshmen serbe “Danas” duke dënuar propagandën e presidentit Vuçiç dhe pranuar realitetin e pandryshueshëm.

“Republika e Kosovës është e pavarur me apo pa njohjen e Serbisë”, shkruan analisti serb. Martinov përmend faktin se Vuçiç e ka njohur edhe “de facto” Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit, teksa vulën për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës ia ka vendosur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në 2010-ën.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Sa i përket propozimin europian për marrëveshjen finale, analisti serb thotë se është një plan interesant, por që nuk i sjell Kosovës njohje nga pesë vendet e BE-së që se kanë bërë ende diçka të tillë.

Sipas Martinovit, sfidën më të madhe, Kosova nuk e ka të arrijë njohje nga Serbia, por nga këto shtete të Unionit, Rusia e Kina.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *