Lajme

Diskriminimi në Malin e Zi: Hiqet gjuha shqipe nga tabelat rrugore në komunat me shumicë shqiptarësh

Tabelat rrugore në gjuhën shqipe janë hequr nga komunat me shumicë shqiptarësh në Malin e Zi, duke u zëvendësuar me tabela vetëm në gjuhën sllave.

Ndonëse projekti financohet nga paratë e Bashkimit Europian, zbatuesit janë kujdesur që të mos respektojnë rregullat, sa i përket gjuhës, ku në disa raste shqipja mungon krejtësisht, ndërsa në raste të tjera është shkruar me tekst shumë të vogël, gati të palexueshëm nga distanca.

Denoncimin e bën faqja “Pava e Gucia Sot”, në rrjetet sociale:

Javen e kaluar janë vendosur këto shenja orientuese per ne Vuthaj, meqë ne Guci jane duke u kryer punët ne rregullimin e infrastruktures ne qender.

Lexo më shumë  Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

Këto shenja janë vendosur  per orientim ne drejtim të Vuthajve  neper rruget dytesore, gjë që është në rregull por bie në sy fakti qe as në këtë rast  nuk eshte respektur shkrimi në gjuhen shqipe.

Thuhet se nje here mund të jete gabim, hera e dytë mund të jetë rastêsi por kur përseriten gjerat e njejta në mënyrë të vazhdueshme,  nuk mund te jete as gabim e as rastësi por shihet qartë që është fjala për gjëra që bëhën me qëllim.E me çfarë qellimi dhe me çfarë prapavije nuk do mend te kuptohet.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Edhe ndo nji rast kure rrespektohet gjuha shqipe psh.te tabelat orientuese te financuara nga bashkimi europian jan te formatit shum ma te vogel se ne gjuhen malazeze, tabelat qe jan te financuara nga komuna e Gucise ne asnji rast nuk eshte rrespektuar gjuha shqipe.ne territorin e komunes  te vetmet tabela qe egzistojn edhe ne gjuhen shqipe jan ato te vendosura nga Ahmet Ulaj ne vitin 2015.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *