Bota

Disa të plagosur e dëme të mëdha nga sulmi rus me dronë në jug të Ukrainës

Rusia ka nisur një sulm gjashtorësh me dronë në jugun e Ukrainës, më 14 dhjetor, duke plagosur të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha ndaj infrastrukturës civile dhe asaj të portit në rajonin e Odesës dhe në zonën e Danubit afër kufirit me Rumaninë, ka njoftuar Forca Jugore e Mbrojtjes e Ukrainës.

Mbrojtjet ajrore kanë shkatërruar dy dronë në rajonin e Hersonit, pesë në rajonin e Mikolajivit, dhe 32 në rajonin e Odesës, ka bërë të ditur ajo.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Në qytetin e Odesës janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa. Guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, ka thënë se janë dëmtuar edhe dy silose drithërash në portin e Izmajilit.

Banorë të grumbulluar jashtë ndërtesës së tyre të banimit të dëmtuar në një sulm rus me raketa balistike&nbsp;mëngjesin e hershëm të 13 dhjetorit në Kiev.<br />

Banorët e Kievit e kalojnë natën në qiell të hapur si pasojë e sulmeve ruse

Në Rusi, dy dronë u rrëzuan mbi Moskë nga mbrojtjet ajrore, më 14 dhjetor, ka thënë kryetari i kryeqendrës ruse, Sergei Sobyanin, duke shtuar se nuk ka pasur lëndime apo dëme serioze.

Ndaras, agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka cituar ministrin rus të Mbrojtjes të ketë thënë se mbrojtjet ajrore kanë rrëzuar nëntë dronë ukrainas mbi rajonet e Kalugës dhe Moskës, më 14 dhjetor.

Verifikimi i pavarur i pohimeve nuk ka qenë i mundur./REL

YouTube player