KryesoreLajme

Diplomojnë 10 oficerë të FSK-së, Maqedonci: Shtylla profesionale ushtarake


10 oficerë të rinj kanë diplomuar në ceremoninë e sotme të gjeneratës së vitit 2024 të kadetëve të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka thënë oficerëve se janë shtylla mbi të cilën FSK-ja do të vazhdojë ndërtimin struktural dhe profesional. Ai ka përmendur se dëshmia e profesionalizmit ushtarak është dëshmuar edhe në ndihmë ndaj Ukrainës.

“Janë ushtarakët tanë ata të cilët krahë për krahë me forcat ushtarake britanike dhe partnerët e tjerë, në kuadër të operacionit INTERFLEX po trajnojnë trupat ukrainase. Është shteti ynë Kosova, që në asnjë çast si anëtar i Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga partneri ynë SHBA, t’i dërgoj dy pako të mbështetjes ushtarake një populli që po lufton për liri, ngase të afërta i kemi kujtimet se sa e rëndësishme në momente të tilla është mbështetja e aleatëve dhe partnerëve dhe pozicionimi përballë një agresori që s’njeh kufij”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Komandantja e Qendrës për Studime Universitare në kuadër të FSK-së, majorja Mimoza Budeci ka thënë se është krenare për oficerët e rinj.

“Porosia ime është që asnjëherë mos të harroni qëllimin tuaj, i përbërë nga tre fjalët më të dëgjuara e të ndjera gjatë studimeve në QSU, janë: detyra, nderi dhe atdheu. Unë kërkoj që nga sot e deri në ditën e pensionimit, t’i mbani në mend këto fjalë, ky është qëllimi i shërbimit tuaj”, ka dhënë porosi Budeci.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player