KryesoreLajme

Diplomati dhe politologu vënë në pah gënjeshtrat e Ramës dhe Vuçiqit në konferencën ndërkombëtare Globsec, në lidhje me vizitat e tyre në Moskë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC në Pragë, ku të pranishëm kanë qenë liderët nga e gjithë Evropa dhe rajoni.

Gjatë fjalimeve të tyre në konferencë, të dy kanë folur edhe në lidhje me raportet e tyre me Moskën dhe kanë gënjyer në lidhje me takimet e tyre me zyrtarë të lartë të Rusisë, si Putini apo Lavrovi.

Kjo gjë nuk ka mbetur pa u vënë re nga diplomati i shquar, Shaban Murati dhe nga profesori i shkencave politike, Enver Bytyçi.

Ja çfarë shkruan diplomati Shaban Murati në lidhje me gënjeshtrën e Vuçiqit:

“Ja si rren presidenti serb Vuçiq:

Ne konferencën ndërkombëtare Globsec për sigurinë, që u mbajt në Pragë, ku ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i vënë para kritikave të ashpra të pjesëmarrësve që e akuzuan për lidhjet e ngushta me Putinin, ne fjalimin e tij para te pranishmëve në 31 gusht rrejti pa pikën e turpit dhe pa iu skuqur faqja deklaroi se “Une kam dy vjet e gjysëm që nuk e kam takuar Putinin”.

E verteta është që presidenti serb Vuçiq e ka takuar protektorin e tij president i Rusisë Putinin në datën 19 tetor 2023, pra para një viti.

Kur Vuçiqi rren në një samit me kryetarë shtetesh dhe qeverish, a e merrni me mend sa lehtë i rren kryeministrat e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, etj., të cilët i shohin Serbinë dhe Vuçiqin me admirim prej skllavi.”

Ndersa politoligu Enver Bytyçi, përveç vendosjes në dukje të gënjeshtrës së Vuçiqit, tha se edhe kryeministri Edi Rama gënjeu një ditë më parë kur tha se nuk e ka vizituar asnjëherë Moskën:

“Dje nga Praga në prani të shumë liderëve europianë kryeministri i Shqipërisë tha se nuk e ka vizituar asnjëherë Moskën. Gënjeu në sy të gjithë europianëve. Në fakt ai e ka vizituar Moskën dhe është takuar e ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Dëshmitarët e këtij takimi janë edhe Baton Haxhiu e Sokol Balla. Fotografia nuk gënjen.

Sot e pati radhën e të njëjtës gënjeshtër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai tha se nuk ka biseduar me presidentin Vladimir Putin që prej fillimit të luftës në Ukrainë. Dmth për gati tri vjet. Në fakt edhe kjo nuk është e vërtetë. Pas fillimit të luftës Vuçiq ka bërë një vizitë në Moskë. Më vonë ka nënshkruar dy marrëveshje, njërërn për koordinimin e politikës së jashtme dhe tjetrën për blerjen me çmim favorizues të gazit rus. Në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për gazin rus, Vuçiq ka biseduar në telefon me presidentin, Vladimir Putin. Biseda i përket datës 6 prill 2022, pesë javë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Ndërsa më 9 tetor 2023, ose 20 muaj pas luftës, Aleksandër Vuçiq u takua në Pekin me prresidentin rus, Vladimir Putin!

Aman mor Zot! Mirë që i gënjejnë pafundësisht qytetarët e tyre, por si ka mundësi e guxojnë të gënjejnë edhe kolegët e tyre europianë e amerikanë?! Po atyre mirë ua bëjnë! Ata e dinë të vërtetën dhe kënaqen nga mashtrimet e dy autokratëve ballkanikë!”

Lexo më shumë  Rritja e autoritarizmit të pushtetit në Shqipëri dhe tiktok-u
YouTube player