Bota

Diplomacia përballë forcës në krizën Ukrainë-Rusi

Shtëpia e Bardhë i ka ofruar udhëheqësit rus dy zgjedhje: sulmin ndaj Ukrainës, me pasoja shkatërrimtare për vendin e tij; ose një paqe të negociuar. Por çfarë qëndrimi do të mbajë ai? Shtëpia e Bardhë këmbëngul se diplomacia është zgjidhja e vetme e krizës në rritje, mes pranisë së madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Por pas një fundjave bisedimesh intensive të nivelit të lartë midis Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, shqetësimi ende mbetet, cili do të jetë hapi i ardhshëm i Kremlinit?

“Siç kemi thënë më parë, sulmi mund të ndodh në çdo moment. Nuk do të komentoj mbi detajet e të dhënave tona të zbulimit. Mund të themi se sulmi mund të fillojë këtë javë. Uashingtoni është i gatshëm për çdo gjë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Presidenti i Ukrainës tha të hënën se të gjitha veprimet tregojnë për një sulm të mundshëm.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

“Na është thënë se 16 shkurti është dita e sulmit. Por ne do ta bëjmë ditë të bashkimit kombëtar. Është firmosur dekreti përkatës dhe kudo do të ngrihen flamujt kombëtar dhe shirita të verdhë dhe bu. Ne do t’i tregojmë botës unitetin tonë kombëtar”, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy .

Uashingtoni i ka dërguar Ukrainës ndihma ushtarake me vlerë disa qindra milionë dollarë, ndërsa të hënën zhvendosi përkohësisht ambasadën nga kryeqyteti Kiev.

Analisti Will Pomeranz, me Institutin Kennan të Qendrës Wilson, i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Putin nuk ka gjasa të tërhiqet. Kremlini ka kërkuar që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO. Uashingtoni e ka hedhur poshtë këtë, duke theksuar parimin e aleancës për dyer të hapura.

“Mendoj se Putini nuk ka një alternativë për t’u tërhequr sepse ka rrezikuar shumë gjatë kësaj krize. Tërheqja nuk është strategji e Putinit”, tha analisti Will Pomeranz.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Kancelari gjerman Olaf Scholz është sot në Moskë dhe dje ishte në Kiev. Udhëheqësi gjerman ka bërë thirrje për veprime të qarta për uljen e tensionve.

“Jemi të përgatitur për një dialog serioz me Rusinë mbi çështjet e sigurisë evropiane. Ne i mbështesim propozimet që NATO-ja dhe Uashingtoni i bënë Rusisë. Presim një reagim dhe përgjigje nga Rusia”, tha Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kryediplomati rus Sergej Lavrov i tha Presidentit Putin se Rusia duhet të vazhdojë bisedimet.

“Gatishmëria për të dëgjuar kundërargumentet – mundësitë tona nuk kanë shteruar. Bisedimet për sigurinë nuk duhet të vazhdojnë pafundësisht, por në këtë fazë do të propozoja vazhdimin dhe shtimin e tyre me SHBA-në dhe NATO-n”.

Presidenti Biden thotë se aleatët e NATO-s janë të bashkuar dhe se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra nëse sulmon Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *