KryesoreOpinion/Aktualitet

Dinari në Kosovë nuk po ndalohet, por po legalizohet dhe rregullohet forma e përdorimit të tij konform kushtetutës!

Nga Donik Sallova

E rëndësishme është që Kosova pa asnjë ekuivok është në shtegun e njejtë me Perëndimin. Shtet liberal-demokratik, i orientuar vendosmërisht politikisht e kulturalisht kah bota euro-atlantike, kundërshtare e vendosur dhe e dëshmuar e ndikimit të lindjes autokratike në rajonin tonë. Në këtë betejë për forcimin e demokracisë liberale në rajon, detyra parësore e Kosovës është forcimi më i madh i vetes, shtetësisë, sovranitetit, demokracisë dhe luftimi fuqishëm përbrenda ndaj elementeve malinje të ndikimit rus. Sa më sovrane e demokratike ta bëj Kosova vetëvetën aq më e fuqishme dhe e dobishme do jetë edhe në “luftën gjeopolitike” për ndikim që po ndodh në Ballkan. Roli aleatëve në arritjen e qëllimit tonë është krucial, por kryerja e detyrave tona si shtet është esenciale.

Prandaj, beteja kundër elementeve dobësuese të sovranitetit, siç është kriminaliteti i strukturave ilegale të lidhura jo veç me Serbinë, por drejtpërdrejt me Rusinë, është detyrë thelbësore e Kosovës për ta mbrojtur vetveten, por edhe interesat perëndimore në vendin tonë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Mbase aktualisht Perëndimi e ka të vështirë ta luftojë ndikimin rus në Serbi, por kjo nuk do të thotë t’i mohohet Kosovës e drejta e luftimit të ndikimit serbo-rus në Kosovë. Në Serbi ndikimi rus e ka aleat jo vetëm pushtetin, por edhe popullin. Në Kosovë ndikimi serbo-rus nuk ka pasur përkrahës asnjëherë, por tashmë ka edhe vendosmëri të pushtetit qeverisës për të mos e toleruar atë në asnjë instancë.

Kushtetuta e Kosovës garanton mundësinë e ndihmës së Serbisë ndaj serbëve kosovarë në formën më avancuar, por kjo kushtetutë asesi nuk njeh dhe toleron interferim të Serbisë në asnjë aspekt dhe segment të qeverisjes. Serbët në Kosovës vetëqeverisen në shkallë të lartë në saje të decentralizimit të pushtetit, kompetencave të zgjeruara të komunave me shumicë serbe, si dhe garantimit të pjesëmarrjes në të tri degët e pushtetit të qeverisjes qëndrore. Serbët kanë çdo mundësi kontestimi, madje në shumë raste edhe bllokimi, të çdo politike, ligji a rregulloreje që mund t’i cënonte ata si qytetarë e si bashkësi në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në këtë kontekst, buja e bërë për dinarin megjithëse mund të përbëjë shqetësim, në thelb nuk është i tillë, sepse dinari në Kosovë nuk po ndalohet, por forma e përdorimit të tij po legalizohet dhe po rregullohet. Sigurisht, kjo u pengon atyre që dinarin e kanë përdorur për veprimtari ilegale dhe kriminale, prandaj kanë proklamuar eskalimin. Euro në Kosovë përveç që është valutë e legalitetit dhe europianitetit, ajo është edhe valutë e zhvillimit dhe stabilitetit. Për Kosovën “dinari” nuk ngjanë aspak perëndimor.

Rruga Press

YouTube player