Kuriozitete

Dimri rikthen çizmet e leshta në Siberi

Një punues i çizmeve tradicionale, e që mendohet të jetë i fundit i llojit të tij në qytet, është i sigurt se këpucët të punuara me dorë do të kërkohen edhe pas shumë kohëve, edhe kur këpucët e tij të fundit të mos jenë më rrotull.

Prodhuesi i çizmeve, Ivan Lapin, është i njohur përtej kufijve të qytetit siberian, Novosibirsk. Ai u lind dhe u rrit në këtë qytet. 12 vjet më parë, ai filloi të mësonte zanatin që të bënte çizme leshi nga mjeshtërit e leshit dhe rritësit e deleve.

“Tani unë kam një synim të madh, për faktin se kjo zeje pothuajse është zhdukur, kam një dëshirë shumë të madhe që ta ruaj aq shumë sa kam mundësi këtë zanat në Rusi”, ka thënë Lapin.

Zanatliu u diplomua në departamentin e blegtorisë ne Universitetit e Novosibirskit. U specializua për kultivimin e deleve. Po ashtu, për temë diplome u fokusua pikërisht te përpunimi i leshit të deleve. /AP

Rrugapress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *