Lajme

Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi Vuçiqin

Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhëtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiq, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.

Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.

Lexo më shumë  Kurti në Kamenicë: Ne po i ndreqim një nga një gabimet e ish-qeverive , të atyre që tash janë në opozitë

“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.

Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.

Lexo më shumë  Hoteli luksoz në Serbi, projekt i përbashkët Trump-Kushner

Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” merr vesh se janë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë.

Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Albin Kurtin./The Geopost/

Rruga Press

YouTube player