Dikur epiqendër e koronavirusit, Wuhan-i feston normalisht Vitin e Ri
Dikur epiqendër e Covid-19, por Viti i Ri u festua normalisht në Wuhan , të rinjtë pritën 2021 jashtë apo në lokalet e natës.
Një vit më parë, shpërthimi i Covid-19 u raportua në qytetin e provincës Hubei, i cili më pas u përhap në të gjithë botën dhe vrau më shumë se 1.8 milion njerëz.
Qyteti nuk ka raportuar një rast të ri lokal të transmetuar të sëmundjes 10 muaj pasi hoqi bllokimet më të rrepta në botë, 7 muaj më parë.
Të rinjtë u panë në klubet e natës, ndërsa një turmë e madhe u mblodh para bashkisë së qytetit duke mbajtur balona në duar.
“2020 ka qenë një vit tepër i vështirë për ne sepse kemi përjetuar pandeminë, e cila është një përvojë e paharrueshme”, tha rezidenti lokal Xu Du për AFP.
Kina është përballur me kritika të gjëra për trajtimin fillestar të virusit, i cili u shfaq në Wuhan, në provincën qendrore të Hubei, në dhjetor 2019.
Vendi është akuzuar për fshehjen e të dhënave dhe lejimin e virusit të përhapet në të gjithë botën.
Rruga Press