Lajme

Digjet një veturë në veri të Kosovës

Një tjetër veturë është mbrëmë në veri të vendit.

Këtë herë bëhet fjalë për një automjet me targa të një qyteti në Serbinë qendrore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore Veton Elshani, trnasmeton Rruga Press.

Automjeti në fjalë ishte i tipit “Wolkswagen Sharan” dhe ka qenë i parkuar në rrugën “Ivo Lola Ribar”, në afërsi të shtëpisë së pronarit.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Policia është njoftuar për zjarrin rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur ka më pas kanë dalë në vendngjarje bashkë me zjarrëfikësit.

Sipas Policisë, për momentin nuk ka të dyshuar dhe nuk dihet motivi, por hetimet kanë nisur.

Një muaj më parë në të katër komunat e veriut të Kosovës janë djegur në disa raste 12 vetura private. Shumica e tyre ishin të regjistruara në targa RKS, të cilave serbët nga veriu i Kosovës, me mbështetjen e Beogradit, po i rezistojnë.

Lexo më shumë  Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Sipas Kossev, ky është rasti i 79-të i konfirmuar i djegies së makinave në zonat me shumicë serbe, kryesisht në veri, që nga viti 2014. Ndërkohë, janë raportuar disa raste të dëmtimit të makinës, apo tentativave për t’i vënë flakën.

Gjithashtu, pak më shumë se dy javë më parë, në Zveçan është djegur një ekskavator.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *