Bota

Digjet fabrika e shtypjes së parave në Francë, lëndohen të paktën 34 persona

Një fabrikë e shtypjes së parave është përfshirë nga flakët në Francë, ndërsa të paktën 34 persona janë lënduar, raportojnë mediat e huaja.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në qytetin Chamalieres të mërkurën, derisa 387 punonjës janë evakuuar.

Një pjesë e të lënduarve thuhet se kanë djegie më të rënda, me ç’rast janë nisur për trajtim në spital, e pjesa tjetër ka shpëtuar me djegie të lehta. Dy zjarrfikës gjithashtu kanë marrë lëndime.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Sipas njoftimit të autoriteteve, zjarri është vënë nën kontroll pas tri orëve, ndërsa thuhet se kimikatet në kompaninë shtypëse nuk janë kapluar nga zjarri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *