Bota

Didier Deschamps fushatë për bamirësi, kërkon fonde për fëmijët në nevojë

FRANCE – Për të katërtin vit radhazi, Didier Deschamps, trajneri i kombetares së Francës është sponsor i një fondacioni, të drejtuar nga Brigitte Macron, i cili synon të mbledhë fonde për financimin e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të fëmijëve të shtruar në spital.

Kampioni i botës ishte këtë të martë në zyrën postare të Luvrit, për të nisur fushatën e vitit 2022, e cila do të zgjasë deri më 5 shkurt.

Lexo më shumë  BE-ja thotë se s'do të pranojë asnjë rritje të tarifave të SHBA-së pas vendimit të Supremes

“Është një kauzë ndaj të cilës jam shumë i ndjeshëm,- shpjegoi trajneri, të cili i vjen keq që nuk mundi ta bëj të gjithë programin këtë vit, për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë.

Nëse fama ime mund ta ndihmojë shoqatën, kjo është mirë. Mendoj se më jep më shumë kënaqësi të shkoj t’i shoh këta fëmijë, sesa të më shohin mua. Ata kanë ende një dëshirë të pabesueshme për jetën edhe kur janë në situata shumë të vështira”.

Trajneri shfrytëzoi rastin për të qortuar përdoruesit e internetit, që ofenduan të vogëlushen Camille (8 vjeç), pasi ajo i dërgoi një mesazh Mbappé, duke i kërkuar të qëndronte në PSG. “Është e papranueshme. Kjo tashmë nuk është e mundur kur është një i rritur, por një fëmijë… Të gjitha këto faqe duhet të vendosin moderime dhe të mbrojnë fëmijët,”- u shpreh Deschamps.

Lexo më shumë  Hungaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Rusisë/ Kallas: Nuk arrihet miratimi i paketës së re!

Rruga Press

YouTube player