Diçka që nuk e keni parë më herët – re të çuditshme ‘pambuku’ mbulojnë Argjentinën
Një fenomen i pazakontë i motit mahniti banorët në Argjentinë për shkak të formimit të rrallë të reve që dukeshin si lesh pambuku.
Sipas medieve të huaja, javën e kaluar, retë e zakonshme u shndërruan në ato Mammatus mbi Casa Grande në Cordoba më 13 nëntor.
Formimi i çuditshëm i reve, megjithëse duket i bukur, mund të paralajmërojë për stuhi potencialisht të dhunshme.
Pamjet u ngarkuan në internet fundjavën e kaluar dhe janë parë më shumë se 10 mijë herë.
Njerëzit që shikonin videon i përshkruanin retë si ‘lesh pambuku’ dhe ‘të çuditshme’.
@extremeweatherx today ' mammatus clouds' over Argentina 😍 #argentina #clouds #mammatus #fy ♬ Originalton – ExtremeWeatherX
Rruga Press