Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajnë sot në Ohër të Maqedonisë Veriore takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Bashkimi Europian ka informuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen  me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimeve me secilin, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Në prag të ndeshjes, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”

Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Europian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në mes Kosovës e Serbisë, përfshirë Asociacionin.

Kurti ka thënë se një gjë e tillë është dakorduar edhe në takimin e 27 shkurtit, përkatësisht në nenin 10 të marrëveshjes ku thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri sot.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë

“Por, s’jam për që nga 39 marrëveshje, të vendoset njëra në krye sepse ato marrëveshje s’kanë hierarki vlerore e as hierarki logjike. Nuk i përjashtoj asnjërën prej tyre, por konsideroj se nuk është e drejt të imponohet një marrëveshje e vetme si më e rëndësishmja”, është shprehur Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *