Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka nga takimi i së martës në Bruksel

Të martën në Bruksel kanë vazhduar takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimet në Bruksel janë mbajtur të ndara në nivel kryenegociatorësh me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nuk ka pasur takim trepalësh.

Të martën mbrëma në një njoftim të qeverisë thuhet se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takimin me Lajçak diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese, çështjen e të pagjeturve, takimet e nëngrupeve punuese dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në Kizhevak të Serbisë.

Tutje theksohet se delegacioni i Kosovës ngriti shqetësim të madh për rastin e fundit, kur Serbia si organizatore e botërorit të boksit, ka shkelur të drejtën e sportistëve dhe të Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Boksit, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

Po ashtu, ndalesa e bërë ekipit përfaqësues të boksit për të marrë pjesë në botërorin e boksit në Beograd, nga delegacioni kosovar u theksua si veprim i palës serbe që është plotësisht në kundërshtim me frymën e lëvizjes së lirë, që promovohet përmes marrëveshjes së Brukselit në raport me Serbinë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Gjithashtu, shqetësim tjetër i ngritur janë pengesat e shkaktuara nga autoritetet serbe në transferin e mjeteve për Luginë e Preshevës.

Nga palae Kosovës u kërkua facilitim shtesë nga BE-ja, veçanërisht duke pasur parasysh domosdoshmërinë e një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë, meqenëse nga Ministria e Financave dhe Transfereve të Kosovës janë planifikuar dy milionë euro për Luginën e Preshevës në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, lidhur me takimin në Bruksel ka folur edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një postim në Twitter Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Ndërkaq, edhe delegacioni serb ka dalë më një komunikatë pas takimit në Bruksel.

Sipas tyre, “varet nga Prishtina” nëse më vonë gjatë ditës do të ketë takim trepalësh në Bruksel: BE – Kosovë – Serbi.

Tutje thonë se pala serbe ka shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe tema të tjera.

“Ne kemi ardhur të bisedojmë dhe jemi absolutisht të gatshëm për bisedime me Prishtinën. Për këtë jemi këtu. Tash në pyetje është konstruktiviteti i tyre se a do të vijë deri te takimi direkt, gjithçka varet nga Prishtina. Ne kemi ardhur në Bruksel duke u nisur nga ftesa e BE-së që sot të flasim për formimin e Asociacionit. Kështu është potencuar në ftesën e BE-së të datës 30 shtator”, thuhet në komunikatë.

Serbia insiston se zbatimi i Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë prioritet në procesin e dialogut, ndërsa për Kosovën prioritet është çështja e të pagjeturve. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *