Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: Ishte më mirë të bisedohej me Thaçin, ai ishte për kompromis

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiç, tha se asnjë rezultat nuk mund të pritet nga bisedimet midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë sot.

Problemi këtu nuk është se shqiptarët e Kosovës nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit, por që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i shtrëngojë ata më shumë për ta bërë këtë”, tha Daçiç.

Lexo më shumë  Çmimet e larta të naftës,qytetarët në Shqipëri paguajnë taksa për një litër, dyfishin e rajonit

Ai deklaroi se dialogu për ta ishte më korrekt me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ishte i gatshmëm pë kompromis.

Ishte, ndoshta, mënyrë më korrekte të bisedohej me Hashim Thaçin, sepse ai kishte njëfarë vetëdije se ishte e nevojshme që të arrihej një kompromis. Është më mirë të kesh disa negociata sesa të ndodhin gjëra të tilla.”- tha Daçiç.

Lexo më shumë  Hakmarrje për misrin serb kancerogjen - Serbia bllokon kamionët me fruta-perime nga Shqipëria

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *