Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Çështja e pagjeturve ishte tema e vetme, kërkuam të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve

Të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë një ditë më parë se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq.

Lexo më shumë  Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës

Bislimi sot në një postim në Twitter shkruan se familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë.

“Familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit. Kemi kërkuar të intensifikohen përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, shkruan ai.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të pres.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *