KryesoreLajme

Dhuna mes të miturve, alarmante! Vetëm në Tiranë 110 raste të denoncuara në 2025

Rreth 110 raste konfliktesh mes të miturve janë denoncuar në polici gjatë vitit 2025 në qarkun e Tiranës, sipas të dhënave të mbledhura nga A2 CNN. E thënë ndryshe, çdo tre ditë në policinë e Tiranës kemi një denoncimin, ku në konflikte të dhunshme janë të përfshirë të mitur. Nga këto ngjarje, rezultojnë rreth 180 të mitur të proceduar penalisht dhe mbi 20 të arrestuar, ndërsa më shumë se 150 fëmijë janë dëmtuar fizikisht. Statistikat janë alarmante krahasuar me vitin 2024, pasi në vitin 2025 kemi rritje të numrit të konflikteve mes të miturve të denoncuara në polici.

Lexo më shumë  Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën

Mosha më e vogël e përfshirë në një konflikt të denoncuar këtë vit është vetëm 10 vjeç, që tregon rritjen e problemit që në moshat krejt të hershme. Sipas të dhënave, rreth 70% e konflikteve janë raste dhune fizike mes bashkëmoshatarëve, ndërsa pjesa tjetër përfshin përdorim të sendeve të forta dhe në disa raste më të rënda, edhe të armëve të ftohta, kryesisht thika.

Një tjetër element shqetësues është përfshirja e vajzave në përplasjet mes të miturve, rreth 20% e konflikteve përfshijnë edhe adoleshente.

Ndërsa në qytet raportimet po rriten, në zonat rurale të Tiranës situata paraqitet edhe më e rëndë, pasi shumica e konflikteve nuk denoncohen fare, ose zgjidhen brenda komunitetit, duke mos u regjistruar në statistikat zyrtare.

Pavarësisht numrave alarmantë, institucionet përgjegjëse nuk ka ndërmarrë masa konkrete për monitorimin, parandalimin apo rehabilitimin e fëmijëve të përfshirë në dhunë. Shkollat raportojnë raste të përsëritura, por mungon një mekanizëm funksional ndërmjet policisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Në shumë raste, edhe pas denoncimit, fëmijët kthehen në të njëjtat ambiente ku konflikti ka nisur, pa ndonjë program ndjekjeje psikologjike apo ndërhyrje komunitare.

Ndërkohë, raportimet e mbledhura tregojnë se shumë prindër hezitojnë t’i drejtohen policisë nga frika e stigmatizimit të fëmijëve ose nga bindja se denoncimi nuk sjell asnjë rezultat praktik.

Rruga Press

YouTube player