Bota

Dhoma e Përfaqësuesve mbështet projekt-buxhetin prej $3.5 trilionë, pritet miratimi dhe nga Senati

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, e kontrolluar nga demokratët, votoi të martën për të avancuar projekte të rëndësishme të axhendës së Presidentit Joe Biden, pasi elementët e moderuar si dhe progresistët brenda partisë arritën kompromis, gjë që u dha mundësi të dyja palëve të mbështesin planet për investime buxhetore disa trilionë dollarëshe.

Me një votë 220-212 të ndarë në vija partiake, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një kornizë buxhetore 3.5 trilionë dollarëshe që përfshin planet ambicioze të progrresistëve për të zgjeruar mbështetjen federale për kopshte e çerdhe si dhe programe të tjera sociale dhe ra dakord të votojë deri më 27 shtator për propozimin për investime në infrastrukturë me vlerë 1 trilion dollarë, të miratuar nga Senati. Ky propozim është një nga projektet madhore të demokratëve të moderuar.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha gjithashtu se Dhoma që ajo drejton do të punonte me Senatin për të specifikuar detajet e buxhetit prej 3.5 trilionë dollarësh.

Demokratët nuk kanë shumë vend për gabime në këtë përpjekje për të miratuar këto dy nisma masive të Presidentit Biden, në një kohë kur gëzojnë vetëm një epërsi të ngushtë në Dhomat e Kongresit.

Puna për të miratuar fonde për investime në infrastrukturë është gjithmonë emocionuese për domethënien që kanë këto fonde për vendet e punës dhe tregtinë në vend,” tha zonja Pelosi. “Tani më shumë se kurrë, ky propozim duhet të integrojë edhe mbrojtjen e mjedisit“.

Zonja Pelosi shpresonte të siguronte miratim të shpejtë të buxhetit prej 3.5 trilionë dollarësh, gjë që do të hapet rrugën që ligjvënësit të fillojnë të punojnë për detajet e zërave buxhetor, ndër to rritjen e shpenzimeve për sistemin parashkollor, arsimin dhe programet e tjera sociale dhe do të rriste taksat për të pasurit dhe korporatat.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Por demokratët e qendrës, të udhëhequr nga ligjvënësi Josh Gottheimer, nuk pranuan ta mbështesin zonjën Pelosi, duke thënë se Dhoma e Përfaqësuesve duhet së pari të miratojë propozimin për investime në infrastrukturë, i cili ka marrë miratimin nga republikanët dhe demokratët në Senat.

Liberalët, përfshirë ligjvënësen Alexandria Ocasio-Cortez, kanë thënë se nuk do të mbështesin paketën e investimeve në infrastrukturë pa u arritur miratimi i projekt-buxhetit të përgjithshëm, sepse shqetësohen se mund të humbin fuqinë për presion e kompromis.

Kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy kritikoi ashpër zonjën Pelosi për vëmendjen mbi këtë temë me rëndësi për axhendën e brendshme të Presidentit Biden, pa u marrë me krizën në Afganistan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *