Lajme

Dhjetori nis me temperatura të ulëta! Era të forta dhe ngrica në male, moti për sot

TIRANË– Muaji dhjetor nis me temperatura të ulëta dhe ngrica. Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, ku në zonat malore do ketë edhe ngrica. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash por sërisht mbete mot pa reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Lexo më shumë  Gërvalla: Përgjigjja më e mirë ndaj agresionit rus, integrimi i shteteve proevropiane

Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në vlerat minimale por rriten me 2 gradë në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C. Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *