Lajme

Dhjetëra fëmijë në Maliq mësojnë në shkollën me kushte ekstreme

Në kushte ekstreme, në një ndërtesë të amortizuar, dhjetëra fëmijë në Maliq zhvillojnë mësimin çdo ditë.

Ata thonë se e kanë të pamundur të zhvillojnë mësim në të ftohtë dhe në një godinë që po shembet.

“Shkolla është shumë e ftohtë dhe zjarret nuk ndizen. Mezi sjellin dru. Nuk jemi ngrohur këto ditë që ka qenë ftohtë. Bankat e vjetra, janë xhamat e thyera, tavani i plasaritur. Ujë ka por me dhe. Banja është e prishur”, thotë një nxënës.

Lexo më shumë  Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

“Shkolla është shumë e ftohtë dhe zjarret nuk ndizen. Mezi sjellin dru. Nuk jemi ngrohur këto ditë që ka qenë ftohtë. Bankat e vjetra, janë xhamat e thyera, tavani i plasaritur. Ujë ka por me dhe. Banja është e prishur”, thotë një nxënës.

“Jam ne klase te 6. Të gjitha janë të prishura, të prishura, muret e çara, bankat e shkatërruara”, thotë një tjetër nxënës.

Prindërit e këtyre fëmijëve shprehen të revoltuar me institucionet përkatëse për mos ndërtimin e një shkolle të re.

“Unë jam nëna e kësaj vajze. Kur me erdhi vajza dje me këmbët e qullta, kjo nuk quhet shkollë, është haur për bagëtinë. Ç’bie jashtë, futet brenda. Era futet nëpër dritare, dru nuk ka”, thotë një prind.

Lexo më shumë  Fermerët e Dimalit dhe Reskovecit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit: Do të bojkotojmë prodhimin dhe do të emigrojmë

“Kjo është shkolla jonë, kemi fëmijët këtu. Çka bie jashtë, futet brenda. U japim fëmijëve dru me vete, nëpër çanta. E rrezikshme është, tavani në rrezik, shiu brenda. Fëmijët mezi i rrisim e i sjellim këtu”, thotë një prind tjetër.

Nënkryetari i Bashkisë së Maliqit, Eri Rustemi tha se përgjegjësinë për këtë shkollë e ka Këshillit i Qarkut, i cili duhet t’i hapë rrugë projektit për rindërtimin e shkollës./euronews.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *