Lajme

“Dhe ankohej! E donte birrën pa gaz”- profesori nga Tirana e shpotitë këngëtarin serb (Foto)

Profesori i filozofisë dhe njëherësh anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes Elvis Hoxha, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të ironizuar me këngëtarin serb Goran Bregoviç.

Mbrëm, në shenjë proteste, ‘Tifozat Kuq e Zi’, hodhën gaz lotsjellës teksa Bregoviq po preformonte në Festivalin e Birrës në Korçë.

“Dhe ankohej! E donte birrën pa gaz!” – ka shkruar shkurt, por  me ironi të thellë profesori Hoxha.

Lexo më shumë  Pesë ditë para inaugurimit, Rama i dhuron Sazanin dhëndrit të Trump

Kujtojmë se, këngëtari serb ishte ftuar të jetë pjesë në kuadër të Festivalit të Birrës Korça në Shqipëri, gjë që provokoi debat dhe indinjatë tek shoqëria shqiptare. Një reaksion i tillë erdhi në shprehje pasi Bregoviç artin e tij e kishte vënë në shërbim të ideologjisë nacional-shoviniste të kriminelit Slobodan Miloshoviq, i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”./KosovaPost

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci takon senatoren Ernst: Kosova ka miq të fuqishëm në Administratën në ardhje Trump
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *