Lajme

Deutsche Welle: Ndihmat e BE për Ballkanin Perëndimor pak rezultat

Pas më shumë se 20 vjetësh përpjekjesh politike dhe financiare të BE në Ballkanin Perëndimor janë bërë „jo sa duhet përparime“, thuhet në raportin e Këshillit të Lartë të Auditimit të BE-së me seli në Luksemburg.

Në këto vende vazhdojnë të ekzistojnë problemet sa i përket sistemit të pavarur të drejtësisë, influencës politike dhe korrupsionit.

‘Mbështetja e BE-së për shtetin ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka çuar në një kthesë rrënjësore’, tha Juhan Parts nga zyra e Auditimit të BE-së. Përparimet e pakta venë në pikëpyetje ‘vazhdimësinë e mbështetjes së BE-së në përgjithësi në kuadrin e procesit të anëtarësimit’.

Lexo më shumë  Kurti: Do të bëhet Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, secili do të tregojë pasurinë

‘Reformat e vazhdueshme humbasin besueshmërinë, nëse ato nuk sjellin rezultate të prekshme.’

‘Gjashtë vendet e Balllkanit Perëndimor prej 20 vjetësh punojnë pak a shumë në mënyrë intensive për një anëtarësim në BE. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë vende kandidate.

Vetëm në periudhën mes viteve 2014 dhe 2020 këto vende kanë marrë rreth 700 milionë euro për mbështetjen e reformave. Gjithashtu rregullisht ka shkëmbim në nivelin politik.

Rekomandimi: Të mbështetet shoqëria civile dhe mediat

Edhe Komisioni i BE-së së fundi konstatoi mangësi të mëdha sa i përket pavarësisë së sistemit juridik, luftimit të korrupsionit apo lirisë së medias.

Lexo më shumë  KEK-ut i shtohen 220 punëtorë të rinj, Kurti: Me shtimin e punonjësve e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekada

Në raportin e Këshillit të lartë të Auditimit të BE-së thuhet, se rëndom nuk bëhet sa duhet për ta forcuar vullnetin politik dhe se masat e marra shpesh nuk japin rezultat. Financimi dhe zbatimi i projekteve jo gjithmonë kushtëzohet me përmbushjen e kushteve të përcaktuara për ndihmën.

BE-ja rrallëherë e ndërpret ndihmën, kur pala përfituese e ndihmës shkel rregullat bazë të demokracisë. Auditimi i BE-së i rekomandon Komisionit të BE-së, që të mbështesë më fort shoqërinë civile dhe mediet.

Po ashtu duhet që dhënia e ndihmave financiare nga BE të kushtëzohet me përparimin drejt shtetit ligjor dhe projektet duhet të mbikqyren me më shumë rigorozitet./DW

Rruga Press

YouTube player