Lajme

Detyrimet e prapambetura, bashkitë e vogla “të pafuqishme” t’i arkëtojnë

Bashkitë e konsideruara të vogla apo relativisht të tilla si në numër popullsie por edhe ku aktiviteti ekonomik eshte me i ulet, e kanë të vështirë të arkëtojnë detyrimet e prapambetura të krijuara nga bizneset dhe familjarët vit pas viti.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e konstaton këtë pikë në disa prej auditimeve të kryera në bashki të tilla si Përmet, Dropull, Kurbin, Libohovë duke nënvizuar se për arkëtimet e këtyre detyrimeve nuk ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm.

Konkretisht për Bashkinë Përmet KLSH vlerëson se  nga auditimi rezulton se Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, nuk ka marrë masa të plota për arkëtimin e debitorëve, “pasi në datën 31.12.2021 rezulton një vlerë e pa arkëtuar prej 22.4 milionë lekë, e ardhur e munguar për buxhetin e Bashkisë Përmet, e krijuar nga mos pagesa e kategorisë së taksapaguesve familjarë dhe privat, respektivisht; – vlera 17.7 milionë lekë, i përket subjekteve privat (biznesit i vogël, biznesit të madh dhe subjekte shtetërore) dhe vlera 4,047,397 lekë i përket abonentët familjar dhe gjoba në vlerën 665,976 lekë”.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Për një tjetër Bashki si ajo e Dropullit gjithashtu janë miliona lekë të paarkëtuara.

“Detyrimet nga taksat dhe tarifat familjare në Bashkinë Dropull janë në shumën 9.3 milionë lekë për 1,406 familje dhe nga taksat dhe tarifat e bizneseve në shumën 1.3 milionë lekë për 19 biznese. Në fund të vitit 2021 gjendja e debitorëve (jo progresive, pasi para 2021 vlera është 0 lekë) për subjektet fizik/juridik dhe familjet është 10,6 milionë lekë , vlerë kjo që ka sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e Bashkisë Dropull”, thuhet në auditim.

Në Bashkinë Libohovë KLSH ka konstatuar se vlera e debitorëve për taksat dhe tarifat vendore në datën 31.12.2021 është 23.3 milionë lekë, të cilat janë të ardhura të munguara për buxhetin e Bashkisë Libohovë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Nga vlera e mësipërme vlera prej 1.8 milionë lekë është krijuar gjatë vitit 2021 nga mos shlyerja e detyrimeve të këtij viti, ndërsa vlera prej 21.4 milionë lekë i përket detyrimeve të trashëguara përpara vitit 2021”, thuhet në raport.

Një tjetër bashki është ajo e Kurbinit edhe pse në raport me ato parardhëse është disi më e konsoliduar financiarisht duke qenë se dhe aktiviteti ekonomik është në intensiv. Audituesit vërejnë se detyrimet e papaguara nga taksapaguesit për periudhën 2011-2021 paraqiten në shumën prej 332 milionë lekë në progresiv, ku vetëm për vitin 2021 shuma e debitorëve është 103.6 milionë lekë, vlera këto të konsiderueshme, që përbëjnë të ardhura të munguara për Bashkinë Kurbin.

Për të gjithë rastet raportet nënvizojnë se nga ana e bashkive nuk janë konsumuar të gjitha masat për arkëtimin e këtyre detyrimeve duke nënkuptuar ato shtrënguese./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *