Lajme

Detaje të reja/ Lidhjet e Ramës me paraardhësin e McGonigal në FBI

Dalin detaje të reja nga lidhjet e dyshimta të kryeministrit Edi Rama me zyrtarët e lartë të FBI-së. Ditët e fundit të gjithë kemi mësuar mbi takimet e shpeshta dhe darkat e kreut të qeverisë shqiptare me Charles McGonigal, ish-shefin e kundërzbulimit në FBI-në e Nju Jorkut. Në një prej këtyre rasteve, sipas asaj që zbulohet në dosje, Rama ka darkuar me McGonigal në Uashington ku i pranishëm ka qenë edhe një tjetër ish-zyrtar i FBI, Lou Bladel

Ai ka qenë paraardhësi i McGonigal në krye të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork. Pas lënies së detyrës ai krijoi një firmë konsulente të quajtur “Ernst&Young”. Në maj të vitit 2018, kjo kompani u kontraktua nga qeveria shqiptare. Kontrata u firmos (lexo ketu njoftimin e qeverisë) vetëm pak muaj pas takimit me Ramën. Synimi ishte lufta kundër krimit dhe evazionit fiskal.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Më pas emri i Lou Bladel doli në kur diskutohej çështja “Babale” mbi audio-përgjimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas mediave ishte pikërisht ai që bëri ekspertizën e zërit. Edhe në atë rast “ekspertiza” i dha të drejtë Ramës se audio ishte e manipuluar dhe se dikush tjetër kishte aktruar zërin e vëllait të Xhafajt. 

“Nuk dihet nese eshte paguar apo jo Ernst&Young per marreveshjen dhe nese eshte paguar apo jo Bladel si shef i struktures se posacme, por edhe per angazhimin e tij ne hetime jo-zyrtare si Babalja. Ne rekordet e thesarit nuk ekziston asnje gjurme per ndonje pagese te kryer. Por dihet se ne kryeministri ka patur shume trafik agjentesh dhe ish agjentesh.

Dikusht mund te pyese cfare lidhje ka Bladeli me keto qe po ndodhin tani? Shume. Bladel eshte emri nr 4 ne listen e subpoenes se leshuar nga gjykata amerikane ne nentor per aferen ruso-shqiptare McGonigal. Aktualisht ndaj tij nuk ka asnje akuze, por ai eshte pjese e hetimit bashke me Agron Nezen, Thomas Fitzgerald, Donald Aviv dhe dy shtetas bosnjakë” – shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook. 

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *