Lajme

Detaje nga mega-operacioni në Elbasan/ Shpërdorim detyre e korrupsion, arrestohen 14 persona, disa prej tyre policë burgjesh

Këtë të martë një mega-operacion është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se janë lëshuar rreth 27 urdhër ndalime.

Detaje të reja të këtij operacioni bëjnë me dije se disa prej të arrestuarve janë policë të Burgjeve.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë  për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Lexo më shumë  Luan Krasniqi mbështet Kurtin: Në boks dhe në jetë, vetëm ai që lufton deri në fund del fitues. Këtë e ka bërë Albin Kurti për Kosovën.

Janë arrestuar më shumë se 14 persona dhe po vijon kërkimi për persona të tjera.

‘Këta persona me detyrë policë në burgje, fusnin sende të paligjshme në burgje dhe shpërdoronin detyrën duke favorizuar të dënuar të ndryshëm që shlyenin dënimin në burgun e Peqin’, raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Ndër të tjera Operacioni i FNSH dhe Njësisë Operacionale në Elbasan po zhvillohet për zbatimin e disa urdhrave të  ndalimit  të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Lexo më shumë  Hajdari: Marrëveshja me EFTA-n e bën Kosovën destinacion për investime

Rruga Press

YouTube player