Lajme

Det i trazuar, Kapiteneria e Vlorës bën njoftimin zyrtar: Pezullohen të gjitha lundrimet për mjetet e peshkimit, përjashtim vetëm për mjetet e transportit ndërkombëtar

Kapiteneria e Vlorës ka pezullimin e lundrimit për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, për shkak të detit të trazuar.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se situata do të përmirësohet rreth orëve të mesditës, por përsëri, kushtet do të përkeqësohen gjatë ditës. Kësisoj janë pezulluar të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Përjashtim nga ky njoftim bëjnë mjetet e transportit ndërkombëtar detar. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të ndodhë të premten.

Njoftimi i Kapiteneria së Vlorës:

Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Në orët e mesditës do të kemi një përmirësim te lehte te ketyre kushteve por perseri do te perkeqesohen kushtet e detit dhe eres. Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit me perjashtim te transpotit nderkombetar detar.Permisimi i kushteve hidrometeorologjike do te jenë diten e premte date 05.11.2021.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *