Bota

Dështon lansimi i raketës së Musk-ut

SpaceX nuk ia doli ta kryente fluturimin testues të raketës Starship, që pritej të lansohej drejt orbitës së Tokës të hënën.

Shefi i SpaceX-it, Elon Musk, shkroi në Twitter se pati disa probleme në momentet e fundit me valvulat e raketës 120-metërshe duke shkaktuar pamundësi të lansimit.

“Një valvul presioni duket se është ngrirë, kështu që nëse nuk fillon të funksionojë së shpejti, nuk do të lëshohet sot”, tha Musk në Twitter.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Mësova shumë sot, tani po shkarkohet shtytësi, për t’u riprovuar brenda pak ditësh”, shkroi më pas ai në një cicërimë tjetër.

Ende nuk dihet se kur do të tentohet lansimi i dytë, por redaktorja e BBC-së, Rebeka Morelle, që ka raportuar direkt për ngjarjen, tha se kompanisë do t’i duhen edhe 48 orë kohë përgatitje.

Kjo pritej të ishte raketa më e madhe në botë, prodhim i SpaceX, që do të lansohet këtë të hënë në orbitën e Tokës. Mediumi “Space” shkroi se fluturimi i parë i raketës Starship do të bëhet nga objekti Starbase.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *