Dështoi sërish seanca konstituive pasi opozita rrefuzoi votimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve gjatë mbledhjes konsultuese
Sërish ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka thënë se pati përfaqësues të partive politike që braktisën konsultimet dhe si pasojë nuk pati kompromis.
Tanimë partitë opozitare bëhen për herë të dytë pengesë për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, më 19 prill në ora 12:00 me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.
Rruga Press