KryesoreLajme

Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Një shall me të cilin një grua mbështolli barkun për të fshehur shtatzëninë në muajin e gjashtë, është dëshmi e krimit që përjetoi 25 vjet më parë.

Më tutje, është varur një xhaketë, të cilën e pati të veshur një grua tjetër ditën e dhunimit.

Janë me dhjetëra rrëfime të tjera, të padëgjuara, brenda hapësirës së muzeut të parë të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, i cili u hap të martën pasdite në Prishtinë.

Emri i këtij muzeu është “Çast” dhe vjen si dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të rreth 20 mijë gra e burrave që u dhunuan nga forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Muzeu përmban histori të dokumentuara të të mbijetuarve, përmes dëshmive të tyre personale.

Kuratorja e muzeut “Çast”, Eliza Hoxha tregoi se këto hapësira thërrasin për reflektim dhe njohje të dhimbjes që kanë përjetuar gratë e burrat nga Kosova.

Ideatorja e këtij muzeu dhe themeluesja e Fondacionit Jahjaga, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se këto hapësira janë dëshmi e jetës dhe vuajtjeve të përjetuara për më shumë se dy dekada të grave e burrave të dhunuar seksualisht në luftë.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku u zotua se do të përkushtohen në mbështetje të kauzës dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Muzeu i cili u hap sonte është rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane.
Në hapjen e këtij muzeu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vend është thirrje për reflektim për të kaluarën e shoqërisë në Kosovë.


Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dhunuar nga forcat serbe rreth 20 mijë gra e burra.
Për këto krime, deri më tani është vetëm një serb i dënuar nga gjykatat vendore.

Rruga Press

YouTube player