Dëshmia e fortë e ish-ministrit të Financave: Inceneratori i Elbasanit nuk ishte në përputhje me ligjin
Shkëlqim Cani, ish-ministri i Financave, i thirrur për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar Hetimor të Inceratorëve, ka theksuar se ka qenë kundër projektit të Inceneratorit të Elbasan.
Cani ka thënë se nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligji duke rikonfirmuar edhe njëherë përplasjen e madhe me Edi Ramës, çka solli më pas dhe shkarkimin e tij nga detyra.
“Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbeshtetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore. Është normale të vepronim kështu”, tha Cani.
Jorida Tabaku: Atë që ju thatë jo, qeveria ka bërë një VKM dhe një mbështetje financiare.
“Është paraqitur një projekt vendim. Për tre arsye kam qenë kundër. E para e kemi thënë se nuk jepen argumente financiare. Pra u themi që ju nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionit dhe prokurimet private. Projekt vendimi në dijeni time nuk është miratuar. Koha ecte. Jam i kufizuar në të folur se ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave, kjo ka sjellë që gjërat të mos presin. Se do i merrte rutina. Por nuk flas dot më në atë kohë. E treta ka qenë ajo firma se kush është juridike dhe financiare. Për të përmbushur hesapet e veta”, u shpreh ish-ministri i Financave.
Edi Rama nuk dha kurrë një përgjigje për shkarkimin e Shkëlqim Canit nga kabineti qeveritar, por nuk është çudi që shkak të jetë bërë edhe refuzimi i tij për praktikën e inceneratorit të Elbasanit, koncensionit kriminal që tashmë ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikon të cojë prapa hekurave të tjerë zyrtarë e politikanë përvec Lefter Kokës, i cili vijon të jetë në qelitë e paraburgimit.
Rruga Press