Deshi t’i ikë raketës së dronit ukrainas, mjeti i blinduar rus futet në fushë të minuar – hidhet në erë
Ky është momenti kur një mjet i blinduar i ushtrisë ruse rrit shpejtësinë dhe lëvizë nëpër një fushë të minuar në Ukrainë, ku si pasojë hidhet në erë dhe ushtarët që ishin mbi të fillojnë të vrapojnë – dëshmi tjetër që ushtria e Vladimir Putinit po pëson humbje të mëdha.
Pamjet e filmuara me dron, shfaqin ushtarët rusë të ulur mbi mjetin e blinduar BMP të kohës së Bashkimit Sovjetik, derisa po kalonte mes dy mjeteve të ngjashme që kishin pasur fatin e njëjtë (hedhur në erë), transmeton Telegrafi.
Në një moment shkel në minë dhe mjeti shpërthen, e ngjarja e filmuar me dron nga ukrainasit ka ndodhur në një fshat në Yakovlivka në lindje të rajonit të Donetskut.
Mjeti i blinduar kishte vërejtur dronin, dhe duke shpresuar se do t’i shpëtojë raketës ukrainase rriti shpejtësinë dhe u fut në zonën e minuar, ku si pasojë mbeti e shkatërruar.
Ky rajon është i okupuar nga rusët, ku po zhvillohen luftime të ashpra – me shpresën që ukrainasit do të arrijnë ta rimarrin kontrollin dhe të dëbojnë rusët.
Në anën tjetër ukrainasit kanë paralajmëruar kundërofensiva tjera të ngjashme me ato që po ndodhin ditëve të fundit në Krime, ku në mënyrë krejt të befasishme po zhvillojnë operacione ushtarake që po i kushtojnë shtrenjtë Kremlinit.
Rruga Press