Sport

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre tregojnë ‘kafshërinë’ teksa përleshen masivisht me policinë gjermane

Tifozët që mbështesin ekipin e shtetit gjenocidal serb po shkaktojnë rrëmujë në Euro 2024, por jo më nga mbremë (25 qershor).

Kjo gjë u pa edhe para ndeshjes me Danimarkën në fazën e fundit të grupeve në Evropian, derisa danezët ua dhanë eliminimin mëse të merituar serbëve.

Disa tifozë serbë u përleshën me policinë në rrugët e qytetit. Një trazirë ka ndodhur në qendër, në Marienplatz, ku pasditen e së martës ishin mbledhur një numër i madh i mbështetësve të ekipit nga vendi gjenocidal duke shëmtuar edhe më tej Euro 2024.

Lexo më shumë  35 vjetori i fjalimit famëkeq të Millosheviqit, duhet kujtuar nga aleatët evropianë që të pengojë Serbinë nga çdo provokim në vazhdim

Është publikuar edhe një video ku shihen tifozët serbë duke hedhur shishe dhe karrige nga një kafene ndaj policëve.

Policia ka arrestuar disa prej tyre, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa prej tyre kanë përfunduar në paraburgim.

Policia gjermane është në hall me huliganët serbë, që po veçohen për dhunë në këtë Kampionat Evropian, por që tani nuk do të kenë punë më me ta, pasi janë eliminuar nga turneu.

Lexo më shumë  Kurti: Me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve iu dha fjalën huliganëve
YouTube player