Derisa dilni nga makina, derën duhet hapur me dorën e djathtë – kjo është arsyeja
Nuk ka pothuajse asnjë shofer në botë që nuk hap derën me dorën e majtë kur zbret nga makina e tij.
Edhe pse duket plotësisht logjike, nuk është një ide e mirë dhe madje mund të jetë kërcënuese për jetën.
Ndoshta nuk ju ka shkuar në mendje, por arsyeja për të hapur derën me dorën tuaj të djathtë është mjaft serioze, shkruajnë mediat e huaja.
Kur parkoni makinën në anë të rrugës, kthehuni dhe hapni derën me dorën tuaj të djathtë, sepse nëse e bëni këtë, do ta ktheni kokën mbrapa dhe do të jeni në gjendje të shihni në kohë nëse është një çiklist apo motoçiklist duke ju kaluar, të cilin mund ta rrëzonit duke hapur derën.
Veç kësaj, edhe në rast se vjen një makinë tjetër, ajo mund të prishë derën tuaj dhe madje t’ju lëndojë.
Kjo pasi që çiklisti nuk mund ta dijë se shoferi do të dalë nga makina në atë moment, dhe shoferi në përgjithësi nuk shikon atë që po ndodh në rrugën prapa tij, por automatikisht hap derën.
Dhe bëhet fjalë për sekonda, por që mund të nënkuptojnë jetë.
Arsyeja pse duhet hapur me dorën e djathtë është se kjo e detyron shoferin të kthejë pjesën e sipërme të trupit prapa, kur një pjesë shumë më e madhe e rrugës është në fushën e tij të shikimit, shkruan Reader’s Digest.
Kjo “procedurë” është shumë e zakonshme në Holandë, ku shoferët janë shumë më të kujdesshëm dhe përdorin dorën e djathtë më shpesh.
Rruga Press