Lajme

Deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it

Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it.

Në njoftimin për media thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

Mes tjerash thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijë e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

Lexo më shumë  Kurti në Obiliq: Ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin

Rruga Press

YouTube player