Lajme

Deputetja Kearns i kërkon Kryediplomatit britanik që urgjentisht të flas për situatën në Kosovë

Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se ka kërkuar që sot me urgjencë të trajtohet çështja e Kosovës përgjatë punimeve të Dhomës së Ulët në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo kërkesë e saj është konfirmuar dhe Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar do t’i kërkohet nëse do të dëshiroj të jap një qëndrim lidhur me sitautën në Kosovë.

Lexo më shumë  Policia në Zubin-Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Pyetja e Kearns për Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme do të fillojë në orën 16:30 sipas orës lokale në Kosovë.

Kearns thotë se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës për Kosovën.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë.Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë.Do të zhvillohet në orën 15:30”, ka njoftuar Kearns.

Kërkesa urgjente e Kaerns është pranuar për të kërkuar qëndrimin e Sekretarit të Shtetit për Kosovën është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Dhomës së Ulët të Parlamentit.

Lexo më shumë  Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

“Konfirmohet gjithashtu: Pyetje Urgjente nga Alicia Kearns.Të pyesim Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit nëse do të bëjë një deklaratë për situatën në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Ulët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *