Lajme

Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Deputetja e parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen ka reaguar në lidhje me mosfutjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ajo tha se Evropa përballet me një prapakthim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë  Ambasadori britanik: Kryeministri Kurti sinjalizon bashkëpunim të ngushtë dhe mbrojtje të komuniteteve

“Kënaqja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE”, u shpreh ajo.

“Kosova është pjesë e Evropës demokratike” tha Tuppurainen në përfundim.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rama sulmon sërish gjyqësorin/ BIRN: Nuk dihet ku e gjeti shifrën 12 milionë euro